Tregu pronave në Dubai të rimëkëmbet para 2011
Tregu I pronave në Dubai do të rimëkëmbet para 2011 teksa hipotekat po bëhen më të lehta për tu marrë dhe numri I popullsisë në qytet po shtohet sipas sipërmarrësit të një projekti dhe hoteli rezidencial me vlerë 4 miliard dollar.
Bankat nuk mund të qëndrojnë larg për shumë kohë- tha Santhosh Joseph, 45 vjec, themeluesi I Dubai Pearl në një intervistë.” Ato duhet të japin hua, dhe historikisht këto hua kanë shkuar gjithmonë për prona”
Dubai, sheikhdom-i i dytë më I madh në Emiratet Arabe të Bashkuara, përjetoi krizën ekonomike në pasuritë e patundshme, më të keqe gjatë recesionit botëror, me cmime shitjeje në rënie me më shumë se 50% dhe anullime projektesh në vlera më shumë se 300 miliard dollarë. Që të mbajë veten e saj, Dubai Pearl po mbështetet në 1.5 miliad dollarë të parapaguara për apartamentet dhe 500 million dollarë të tjera të cilat janë marrë përsipër nga grupi Al fahim-tha Joseph.
“Ne nuk presim që të shesim kryesisht në 2010 dhe 2011″- tha Joseph.” Ne jemi një kompani me zero borxhe por më vonë mund të kërkojmë për fuqi për të na mbështetur”-tha ai
Joseph ka 20% të pjesës së Dubai Pearl,teksa pjesa tjetër është e një grupi investitorësh nga grupi Al Fahim, një prej familjeve më të pasura të Abu Dhabi-t
Plazhi artificial
Dubai Pearl po ndërton 6 kulla me nga 73 kate të lidhura më një cati të vetme. Projekti, I cili ka të njëjtin emër si kompania, do të ketë 1.9 milion metra katrorë sipërfaqe hotel dhe hapësirë rezidenciale.
MGM Grand, SkyLofts,Bellagio dhe Baccarat janë 6 hotelet të cilat do të kenë 1,400 dhoma. Pjesa kryesore do të rrethohet nga një plazh artificial dhe ndërtesa të ulta që do të kenë qëndra tregtare dhe teatre. Projekti mendohet të përfundojë në 2013.
Kriza pronave nxiti Dubai Pearl të rishikojë projektin dhe të shtojë zbavitje dhe komponentë shëndetsorë në dizajn, tha Joseph. Kompania gjithashtu ka rinegociuar me blerësit, si psh.pagesa me afate më të gjata, që të ulë mundësinë e mospagesave.
Qyteti I Internetit
Dubai Pearl është në qëndër të një pjese të re të zhvilluar të qytetit, rrethuar nga zona të populluara si Palm Jumeirah, Dubai Media City dhe Dubai Internet City ku janë vendosur kompani ndëkombëtare të medias dhe teknologjisë. Gjithashtu Dubai Marina e cila është e mbipopulluar ndodhet afër.
Kompania po shet hapësira rezidenciale me 2,250 dirham($613) një metër katror, ndërsa apartamentet e mobiliuara nga Baccarat fillojnë me cmimet nga 1,000$ metri katror. Cmimet janë ulur me rreth 30% tha ai.
Tregu financiar I pasurive të patundshme të Dubai ra me 3.6% sot, duke shënuar kështu rënien më të madhe të këtij muaji.



Tags: 
Pingback: ERNEST
Pingback: GUY
Pingback: TIMOTHY
Pingback: FERNANDO
Pingback: GREGORY
Pingback: ALBERTO
Pingback: DARRELL
Pingback: GUY
Pingback: ANDREW
Pingback: CHRIS
Pingback: MATTHEW
Pingback: KYLE