Tërmet në Kili gjatë përurimit të presidentit të ri
Santiago , Kili- Tre tërmete të fortë kanë tronditur Kilin këtë të enjte në mëngjes, pikërisht në momentin që po betohej presidenti I ri.
Një tërmet 7.2 ball goditi në orën 11:39 të mëngjesit(sipas orës së Kilit), duke u shoq
ëruar 16 min më pas me një tjetër 6.9 ballë. Një I tretë erdhi 27 min më vonë I shkallës 6.0.
Këto ishin goditjet më të forta në Kili që nga 27 Shkurti ku një tërmet në pjesën perëndimore shëmbi shumë ndërtesa dhe shkaktoi një cunam, duke vrarë kështu me qindra njerëz.
Tërmeti I parë sot, tronditi tokën afër Libertador General Bernardo O’Higgins, në momentin që Kili po priste të përuronte presidentin e ri Sebastian Pinera.
Epiqëndra ishte rreth 152 km jug-jugperëndim të Santiagos, dhe rreth 145 km larg Valparaisos-s, ku Pinera do të përurohej. Filmimet në televizor treguan procedurën e përurimit pa ndonjë problem.
Një tërmet I dytë goditi disa minuta më vonë. Ishte rreth 143 km në jugperëndim të Santiago-s. Ndërsa I treti ishte rreth 138 km në jugperëndim të Santiagos.
Nuk pati raportime për të dëmtuar.
Rolando Santos, tha se ai dhe një prej kolegëve të tij e ndjeu një prej goditjeve..
Pinera, një biznesmen miliarder konservator, u bë presidenti Kilit, sot, rreth orës 12:15, 20 minuta pas tërmetit të dytë.









Ska Komente
Mund të shkruani një koment më poshtë.