Si të krijoni pasqyrat tuaja financiare

Nëse zotëroni një biznes tuaj, ose jeni I vetëpunësuar, kjo miniguidë do t’ju ndihmojë të “ndiqni” të ardhurat dhe shpenzimet tuaja rregullisht

Biznesmenë të ndryshëm dëshirojnë të krijojnë pasqyrat financiare personale, vetë, për dy arsye. Ose I pëlqejnë shumë numrat dhe kanë dëshirë të jenë në gjurmë të shpenzimeve dhe të ardhurave në mënyrë që të dinë cfarë e bën biznesin e tyre të shënjojë, ose kanë një takim me një huadhënës ose një investitor I cili do të kontrollojë pasqyrat financiare. Një pasqyrë financiare personale ju ndihmon të kuptoni ndarjen midis aseteve dhe borxheve të një individi, dhe ato që lidhen me biznesit e tij/saj. “Nëse pyes dikë pse duan të fillojnë një biznes, është një ndjenjë vetëplotësimi,, ose shprehje si Dua që publiku të provojë këtë produkt”- thotë Chuck Matthews, drejtor ekzekutiv I qëndrës së bizneseve, edukimit dhe kërkimit në universitetin E Cincinnati.” Por të krijuarit dhe mbajtjes së një buxheti, është një prej gjërave më të rëndësishme për tu bërë.” Kështuqë, jeni ose nuk jeni I përgatitur, duhet të uleni me informacionet financiare dhe të krijoni një seri me dokumente Excel-i- duke filluar nga bilanci dhe paraqitjen e të ardhurave. Këto dokumente formojnë pasqyrat tuaja financiare personale.

Të krijuarit një pasqyre personale financiare: Bilanci

Qëllimi I një bilanci është asetet që keni në pronësi dhe borxhet që huazoni. Kur llogariten, asetet poztive dhe huatë negative do të tregojnë të ardhurat tuaja neto. Në asetet që të përfshini në bilancin tuaj: balancat e llogarive në banka, vlerën e stoqeve që zotëroni, dhe vlerën e pronës tuaj. Thjesht rradhisni llogaritë tuaja bankare që të merrni shifrat e tanishme. Në mënyrë që të keni vlera të sakta për pronën ju duhet të kontaktoni me agjentin tuaj të pasurive të patundshme I cili bën vlerësimin të pronës që ju keni. Megjithëse ju doni të krijoni pasqyra financirare cd muaj ky vlerësim I pasurive të patundshme nuk është I nevojshëm cdo muaj, por cdo katër muaj. Ndërsa përsa I përket pjesës së huave, shtoni të gjitha qeratë, huatë e kartës së kreditit ose hua të cilat jeni duke I paguar. Ndër huatë më të “përdorura” janë pagesat e taksave dhe huatë për tu paguar. Kjo ndihmon duke konsideruar faktin se kjo është thjesht një “foto” e asaj cfarë keni dhe detyroheni. Nuk po krijoni libër llogarish për javën, muajin ose vitin. Ju thjesht po mundoheni ti bëni një “foto” asaj cfarë zotëroni ose detyroheni në cfarëdo momenti

Të krijoni një paraqitje personale financiare: Të ardhurat neto

Për një individ I cili sapo ka filluar, paraqitja e të ardhurave është relativisht e thjeshtë. Nëse bilanci ju tregon se sa zotëroni dhe sa detyroheni, paraqitja e të ardhurave tregon sa të ardhura morët dhe sa shpenzuat. Ndryshe nga një bilanc, paraqitja e të ardhurave tregon se cfarë ndodhi financiarisht gjatë një periudhe, le të themi; një muaj. Në fillim, merrni të dhënat e të ardhurave nga bilanci, duke përfshirë këtu rrogën, të ardhurat nga qeraja dhe të ardhurat nga biznesi. Shuma e këtyre mund të bashkohet ose të ndahet në nënkategori, në varësi të qëllimit të përdorimit të paraqitjes të së ardhurave. Më pas, vendos gjithë shpenzimet, duke përfshirë rrogat që keni paguar, shërbimet e paguara (drita, ujë, shërbimi I telefonit) dhe qeratë për të njëjtën periudhë kohore.

Nëse juve ose biznesit juaj I kanë ndodhur disa shpenzime të papritura në kohën që ju po dokumentoni, mund të shtoni kategori për “fitimet e jashtëzakonshme” ose humbjet, për ngjarje dhe transaksione të cilat janë të paparishikuara ose të rrala si; riparimi nga një shkatërrim natyror ose ligje të reja nga shtete si ndyshim në taksa etj. Për qëllimi llogarie këshillohet të krijohet një pjesë përmbledhëse, e cila të përfshijë pjesë si interesat bankare. Pasi ti keni plotësuar këto, merrni diferencën midis të ardhurave tuaja dhe shpenzimeve. Bravoo! Këto janë të ardhura tuaja neto.

33 Responses to Si të krijoni pasqyrat tuaja financiare

  1. teuta says:

    Faleminderit per keshillat e vlefshme .Por une kam ngritur nje biznes duke shfrytezuar te ardhura nga te familjes dhe kam mare kredi ,- deri tani nuk kam marre dot asnje roge per vete dhe inspektori i inspektoriatit te punes Gjon Kroqi me kerkoi 50000 lek te rinj rryshfet (nuk e di perse)ose me kercenoi do te ve 180000 lek te rinj gjobe .Dhe e beri .Ne inspektoriatin e apelimit te gjobave nuk me dhane asnje shpjegim per arsyen e venies se gjobes por fliste vetem inspektori qe me kercenoi dhe nje femer qe e quante veten pergjegjse e cila sa here qe tentoja te flisja me bertiste : -Pusho! Per te zgjidhur keto probleme, ne qe, po sakrifikojme kaq shume ne keto momente krize ka ndonje leksion? .Une i dhashe zgjidhje duke mbyllur biznesin se, mire qe po dal me humbje, po e pranoj,- pasi kam mesuar se nje insiative private (akoma dhe me teper insiative femerore) do minimalisht tre vjet qe te quhet hyrje ne biznes ,por te pakten mos te futem akoma me teper ne borxhe qe s`kam mundesi dhe arsye per ti paguar.

  2. Pingback: JESUS

  3. Pingback: LONNIE

  4. Pingback: JEFFREY

  5. Pingback: COREY

  6. Pingback: EUGENE

  7. Pingback: RALPH

  8. Pingback: LYNN

  9. Pingback: CLAYTON

  10. Pingback: SERGIO

  11. Pingback: KELLY

  12. Pingback: LARRY

  13. Pingback: JEROME

  14. Pingback: SIDNEY

  15. Pingback: ALBERTO

  16. Pingback: RICK

  17. Pingback: RICK

  18. Pingback: CECIL

  19. Pingback: FREDDIE

  20. Pingback: JULIUS

  21. Pingback: KIRK

  22. Pingback: RONALD

  23. Pingback: PHILIP

  24. Pingback: EDWARD

  25. Pingback: JASON

  26. Pingback: CLINTON

  27. Pingback: VIRGIL

  28. Pingback: TRAVIS

  29. Pingback: REGINALD

  30. Pingback: DANIEL

  31. Pingback: RONNIE

  32. Pingback: LEWIS

  33. Pingback: STUART

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>