Fed më optimiste për ekonominë amerikane

Banka qëndrore e Amerikës ka dhënë sinjale positive për rimëkëmbjen ekonomikë të vëndit, duke thënë se tregu i punës po stabilizohet dhe shpenzimet e bizneseve për blerjen e pajisjeve janë rritur shumë.

Gjithsesi, Federal Reserve të martën sinjalizoi se nuk do të ketë ndryshim të menjëhershëm në politikat e saj monetare, me norma interesi të vendosura për të qenë gjithmonë në 0-0.25% për një periudhë të gjatë.

Inflacioni qëndroi I ulët “për pak kohë”- tha Fed. duke dëshmuar se ata që meren me politikat monetare nuk kanë presion në rritjen e interesit, për të luftuar cmimet e larta tër momentit.

Fed gjithashtu konfirmoi se në fund të muajit përfundon programin e saj prej 1,250 miliard dollarësh në ndihmë të tregut të shtepivë gjatë krizës ekonomike.

Ekonomia amerikane u rrit në një masë prej 5.9% në tre mujorin e fundit, por rënia ekonomike shkatarroi rreth 14,000 miliard dollar në pasurinë e shtëpive.

Papunësia për një kohë të gjatë është bërë një problem I madh, duke kërcënuar ndryshimet strukturore në forcën puntore të vëndit, pasi kohët e fundit bizneset mund të përballojnë atë me më pak puntorë, dhe njerëzve të papunë shohin se si i shkatarrohen përpara syve aftësitë e tyre.

One Response to Fed më optimiste për ekonominë amerikane

  1. Pingback: FRANKLIN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>