Cmimet e prodhimit në Amerikë ranë më shumë sesa parashikohej

Cmimet e shumicës në Amerikë ranë gjatë Shkurit më shumë sesa ish parashikuar, e shoqëruar nga një rënie në kostot e naftës dhe disa sinjale për inflacion.
Ulja e cmimeve me 0.6% paguar fabrikave, fermerëvë dhe prodhuesve të tjerë ishte më e madhja deri në Korrik, pasuar më pas me një rritje prej 1.4% në Janar, sipas të dhënave nga departamenti Punës në Washington. Pa përfshirë këtu naftën dhe ushqimin.
Kompanitë do të vazhdojnë të mbajnë të njëjtën linjë me cmimet, pasi rritja ekonomike akoma duket të thithë kapacitet shtesë ose të krijojë vënde pune. Raporti konfirmon parashikimet nga Fed, të cilët dje u zotuan të mbanin normën e interesit afër zeros për një periudhë të gjatë dhe thanë se inflacioni mesa duket do vazhdojë të rrijë I ulët.
“Disinflacioni do të rrijë me ne ca kohë”- tha Julia Coronada, një ekonomiste në BNP Paribas në New York në një intervistë në radio.” Kjo do të lejojë Fed të mbetet në fuqi për më shumë kohë sesa pret tregu.”
Pas rapotit, indeksi I stoqeve u rrit, ndërsa bonot e thesarit ndryshuan shumë pak.
Rënie më e madhe
Ekonomistët parashikojnë ulje në cmimet e prodhuesve, prej 0.2% në Shkurt. Cmimet që nuk përfshijnë ushqimin dhe energjinë janë parashikuar të rriten me 0.1% pas një fitimi prej 0.3% një muaj më parë.
Krahasur me një vit më parë, kostot e energjisë ranë me 2.9% në Shkurt, të kryesuara nga nafta dhe benzina. Kostoja e ushqimet u rrit me 0.4%.
Pati ulje në koston e kapitalit, kryesuar nga ulje në makineritë ndërtuese, dhe një zbritje rekord në cmimet e pajisjeve të zyrave.
Qeveria tha dje se kostoja e produkteve të importuara u ul me 0.3% në Shkurt. Nesër pritet të nxjerrin CPI(consumer price index)
Politikat e Fed
Krijuesit e politikave të Fed , nuk lanë të kuptoheshin, dje, se po përgatiten të rrisin interestin në borxhet brënda natës midis bankave së shpejti. Papunësi e lartë, inflacion I ulët dhë pritshmëri stabël, qëndrojnë në trajektoren e cmimeve, të cilat bankat qëndrore I cituan si mungesë urgjente.
Fed I ka mbajtur interesat për borxhet brënda natës nga 0 në 0.25% që nga Dhjetori I 2008.
Cmimet e prodhimit u ngritën 4.4% krahasuar më një vit më parë.

2 Responses to Cmimet e prodhimit në Amerikë ranë më shumë sesa parashikohej

  1. Pingback: GABRIEL

  2. Pingback: MARTIN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>