Brukseli vendos të përkrahë fondin monetar

Komisioni Europian të hënën sinjalizoi dëshirën të hedhë në veprim planin e një fondi monetar të pajisur me burime të mjaftueshme për ti ardhur në ndihmë vëndeve pjestare të eurozonës, me borxhe të mëdha sic Greqia.


Zyrtarë nga komisioni thanë se bisedimit paraprakë ishin në zhvillim e sipër dhe mund të përgatitej një propozim për Fondin Monetar Europian rreth Qershorit, muaj ky ku pritet te takohen krerët e shteteve anëtare te B.E për një samit.
Antonio Tajani, komisionieri I industrisë së B.E, tha se ai dhe kolegët e tij do diskutonin rreth cështjes në Strasburg në një takim të martën.
Krijimi I një fondi monetar europian do të shënjonte një hap shumë të rëndësishëm drejt integrimit të ekonomisë së eurozonës, e cila 11 vitet e fundit ka pasur të njëjtën monedhë, dhe një bankë të përbashkët qëndrore, por I ka munguar një bashkim fiskal dhe marëveshje për ndihmë të shteteve në vëshirësi të mëdha financiare.
Zyrtarët deklaruan se mendonin se do ishte e pamundur të pranonin gjithë krerët e shteteve të B.E aq shpejt sa për tu ardhur në ndihmë menjëhere Greqise, e cila kjo e fundit duhet të rifinancojë borxhin prej më shumë se 20 miliard euro në Prill dhe Maj.

Gjithashtu mbetet I paqartë reagimi I Fondit Monetar Ndërkombëtar për propozimet europiane, pasi rrjedhimisht do të pakësohej roli I FMN.
Mbështetja për fondin europian ka ardhur nga pjesët socialiste europiane, grupi I dytë më I madh politik në parlamentin europian, të cilët kanë propozuar krijimin e një mekanizmi europian për stabilitet financiar, duke u përbërë nga nje fond I cili do të bashkonte 16 qeveritë e eurozonës .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>