Barack Obama nxit Kinën të “clirojë” monedhën e saj.
Presidenti Amerikan Barack Obama ka nxitur Kinën të ndryshojë strategjinë e monedhës së saj, duke ndihmuar kështu në ribalancimin e ekonomisë botërore.
Në një konferencë në Washington, Z.Obama tha se Kina duhej të lëvizte drejt një kursi këmbimi të bazuar më shumë në treg, kështuqë eksportuesit Amerikanë të mos ishin në disavantazh.
Prodhuesit amerikanë janë ankuar se yen-I po mbahet në mënyrë artificiale shumë ulët, duke I bërë importet në Kinë më të shtrenjta.
Kontributi themeltar
“Për shumë kohë, Amrerika ka shërbyer si motorri konsumatorit për të gjithë botën. Por ne po
ribalancohemi. Po ruajmë më shumë. Na duhet të gjithëve të ribalancohemi”- ka thënë Z.Obama.
Momentalisht, shtete në zhvillim si Kina dhe India, eksportojnë më shumë drejt ekonomive të zhivilluara si Amerika dhe Europa, sesa të importojnë.
Në Kinë kjo tendencë mbështetet më së shumti nga vlera e ulët e yen-it, I cili I bën eksportet kineze më të lira, dhe në të njëjtën kohë duke bërë importet më të shtrenjta.
Nëse do të kishte lëshime në kursin e këmbimit, normalisht do të rritej vlera e yen-it dhe do të mund të përfitonin eksportuesit Amerikanë.
Vëndet me deficite të jashtme iu duhet të ruajnë, dhe të eksportojnë më shumë. Vënde me tepricë(bilanc pozitiv) iu duhet të shtyjnë konsumin dhe kërkesën e brëndshme-shtoi Z.Obama
Sic kam thënë më parë, nëse Kina do të bënte lëshimë në kursin e saj të këmbimit, ajo do të kontribuonte në përpjekjet për ribalancimin botëror.
Manipulues monedhe?
Biznese të mëdha në Amerike kanë këshilluar Z.Obama të tregohet më I zgjuar në tregtinë dhe cështjet e lidhura me monedhëm, me Kinën.
“Teksa tregjet e tjera rriten, dhe vendët e tjera konkurojnë ne duhet të përmisohemi akoma dhe më shumë”- tha ai
Megjithë fjalëve të zgjedhura me kujdes nga Z.Obama, ato vështirë të” zbresin” mirë deri në Pekin.
Marëdhëniet Amerikë-Kinë janë prishur paksa kohët e fundit, e më shumë nga takimi muajin e fundit I Z.Obama me udhëheqësin shpirtëror Tibetian, Dalai Lama, dhe shitjeve të armëve në Tajvan.
E këto marrdhënie mund të prishen akoma dhe më shumë.
Departamenti thesarit Amerikan po konsideron nëse duhej të emërojë Kinën “manipulues monedhe”, në një rapot më 15 Prill.
Të shtunën që kaloi, banka qëndrore e Kinës deklaroi se planifikonte të mbante monedhën e saj të qëndrusheshme gjatë gjithë vitit 2010.
Pekini trembet se një ndryshim në kursin e saj të këmbimit do të ulte rrijten ekonomike. Eksportet në Kinë ranë vitin e kaluar me 16%.
Lajmet Nga Bota
Tags: barack obama, barak, deficit, dollar, ekonomi, eksport, import, kina, konsum, lajme financiare, lajme nga ekonomia, lajmet e fundit nga ekonomia, monedha, vlera e lekut, yen 



Pingback: CLINTON