Apple vendos daten e nisjes se anijes; aksionet prekin qiellin
“Magjikja” dhe “Revolucionarja” jane vetem disa dite larg nesh.
Te premten aksionet e Apple u rriten ne cmim rekord, shkak per kete ishte publikimi i daljes se iPad ne treg dhe publikimit te cmimve te saj (qe tashme ishin te njohura).
Lajmet e fundit se pajisja Apple iPad gjate prodhimit kishte pasur nje problem nuk duket se ka ndikuar qe te bie cmimi i kesaj pajisje. Te gjithe personat do te mund te porosinin online pajisjet Wi-Fi dhe Wi-Fi 3G qe nga e premtja e ardhshme dmth me 12 mars, edhe pse keto pajisje mund te merren tek me daten 3 prill qe eshte lajmeruar se eshte edhe cmimi i daljes ne treg.
Data e sakte per Wi-Fi 3G nuk eshte percaktuar ende sakte edhe pse duhet te jete nga fundi i Prillit kur edhe do te dal ne treg tek Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pastaj edhe ne Britani te madhe, France, Gjermani, Kanada, Japni, Spanje, Australi dhe Zvicer.
“iPad eshte diqka krejtesisht e re” deklaroi per shtyp Steve Jobs. Gjate ketij takimi Steve perdori fjalet “revolucion” dhe “revolucionare” kater here. “Ne jemi te ngazellyer per diten kur kjo pajisje perfundimisht do te bie ne duart e klienteve, eshte diqka qe sjell me shume intimitet, intuitiv dhe nje rruge shume interesante per ta shijuar”.
Cmimet jane siq edhe u thane ne muajin Janar:
- $499 per 16GB Wi-Fi vetem
- $599 per32GB Wi-Fi vetem
- $699 per64GB Wi-Fi vetem
- $629 per16GB Wi-Fi + 3G
- $729 per32GB Wi-Fi + 3G
- $829 per64GB Wi-Fi + 3G
Se paku dy analiste kishin raportuar se kishin dalur disa probleme tek iPad dhe se lansimi i saj mund te shtyhet edhe per 1 muaj tjeter – raporte keto qe u kundershtuan nga webfaqja zyrtare e apple sipas se ciles cdo gje ishte duke shkuar ne rruge te mbare. Pra, siq po shihet ka gjasa qe kjo pajisje te vonohet.
Por keto ceshtje u mbyllen sapo u shpallen njoftimet e para per daljen ne treg te kesaj pajisje. Posa u japen keto te dhena, edhe cmimet e apple u rriten rekord duke kaluar 2 miliard$ duke perfunduar keshtu nje te premte te suksseshme.
Ne planifikojm te gjindemi ne Manhattan’s Fifth Ave. App Store me 3 Prill qe te shohim dhe te krahasojm linjen e iPad me ate te iPhone, iPhone 3G dhe iPhone 3gs.




Tags: 