Apple Ipad Shtyhet Per Ne Prill

New York – Produkti me i shumepritur nga Apple, pikerisht iPAD pritet te dali ne tregun amerikan ne daten 3 Prill 2010. Ne prezantimin e pare Apple beri te ditur se iPAD do te dilte ne treg ne fund te muajit Mars, jo vetem ne Shtetet e Bashkuara por ne te gjithe boten.

Ne burse Apple pati nje ngritje vertet rekord prej $7.44 ose 3.5 perqind per ta cuar numrin total ne $218.15.
Nuk eshte dhene ende ndonje shpjegim zyrtar nga drejtuesit e Apple per kte shtyrje ne hedhjen ne treg te produktit Apple iPad gjithsesi analisti Peter Misek pohoi se kjo shtyrje behet pikerisht per te parandaluar problemet teknike qe mund te ndodhin.

Ne nje tjeter raport thuhet se furnizuesi Tajvanez i Apple mund te kete hasur veshtiresi ne gjetjen dhe perpunimin e komponenteve baze te Apple iPAD.

Apple do perdori nje strategji interesante duke ofruar me shume kopje te iPAD ne Shtetet e Bashkuara, pra ky prioritet i jepet Amerikes duke pasur parasysh dhe tregun e madh

Kjo shtyrje ne lançimin e Apple iPad nuk mendohet se do kete pasoja ne numrin e shitjeve apo te perfitimeve. Eshte parashikuar qe Apple do te shese 550 mije kopje gjate tremujorit te dyte si dhe ne total 1.2 milion kopje per vitin 2010. Ne vitin 2011 pritet te shiten 3.5 milion iPads.

Michael Gartenberg, analist dhe partner tek Altimeter Group eshte i bindur qe Apple iPad do te adaptohet thjesht tek secili bleres, duke pasur parasysh dhe faktin qe do jete e njejta teknologji si tek iPhone

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>