6 pyetje që duhet të bëni përpara se të filloni një biznes
1.Mendoni se keni atë cfarë duhet?
Nuk e kemi për karakteristika personale- ose jo vetëm karakteristika personale. Mendoni se keni të gjithë ato aftësi, energji, para, njerëz dhe njohuri për të filluar një biznes? Themeluesit të cilët identifikojnë me kujdes dhe vlerësojnë burimet e tyre në ndjekje të një qëllim të caktuar tregojnë se vet-efikasiteti I një lideri është veti të cilën shumë akademikë besojnë se është parashikuesi më I mirë I suksesit.
2.A jeni gati te sakrifikoni për të tjerët
Një themelues mund të jetë në një anije, por shumë shpejt ai mund të pilotojë anijen me investuesit dhe punonjësit në bord dhe familjet e tyrë nën kuvertë. Të rrezikosh të ardhmen tënde është shumë e thjeshtë krahasuar me rrezikimin e të ardhmes së atyre që besojnë tek ty. Ato njerëz nuk mund të kuptojnë tërësisht biznesin tuaj”- thotë J.Robert Baum, një professor në Universitetin E Maryand.” Ata nuk mund të kuptojnë nivelin e rrezikut. Por ato mendojnë që do të jenë gjithmonë në rregull, sepse ju jeni shumë të zgjuar. Të thyesh ëndrrat e tyre është shumë e dhimbshme.
3.Si mund të përballeni me pengesat?
Kur ju buzëqeshni, e gjithë kompania juaj buzëqesh me ju. Morali ngrihet dhe ulet sipas humorit të liderit. Si pasojë njerëz të cilët janë me humor të keq ose depresion mund të “infektojnë” në mënyrë fatale kompanitë e tyre.
4. A jeni më shumë krijues sesa një shef?
Të rrisësh një fëmi është shumë më e vështirë sesa të krijosh një fëmi, dhe e njëjta gjë ndodh dhe me produktet e reja.Shumë herë, këto prototipa krijuesish harxhojnë shumë para për të krijuar një produkt duke menduar se klinetët janë duke pritur pas derës së tyre. Zhvillimi I një produkti është punë e një skuadre të tërë. Krijuesit nuk e bëjnë këtë.këtë e bëjnë biznesmenët.
5. Mund të pranoni se kompania mund të rritet më shpejt se ju?
Disa biznesmenë kanë shumë dëshirë të mburren se atyre nuk I duhet një strategji për të hequr dorë, sepse nuk id uhet të shkojnë në ndonjë vënd. Por në një farë pikë, biznesi mund të ketë nevojë për ju më pak se cmund t’ju shkojë ndërmënd. Kjo është vecanërisht e vërtetë në kompanitë që rriten shpejt, në të cilat biznesmenet mund të mos kenë kohë të zhvillojnë aftësitë e duhura të lidershipit dhe biznesit.
6. Kur shiheni në pasqyrë, shikoni reflektimin e një biznesmeni?
Nëse po, dhe nëse është kjo arsye pse po filloni një biznes atëherë kini kujdes! Shumë tipare – këmbëngulja, krijimi, dhe tolerimi ndaj rrezikut- janë tiparë që I “ngjiten” një biznesmenni. Por të pasurit e këtyrë tipareve nuk do të thotë që do të keni me doemos sukses. Kërkime për biznesmenë thonë se gjëra si këmbëngulja dhe nevoja për arritje shpjegojnë vetem 5- 10% të ndryshimit midis njerëzve të cilët drejtojnë dhe atyre që nuk drejtojnë një kompani.



Tags: 